Learta më në fund do të këndojë, publikon datën e koncertit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Learta më në fund do të këndojë, publikon datën e koncertit

14:44 | 22 Tetor 2018

U bë e njohur pasi u bë nusja e djalit të këngëtares se njohur Shyhrete Behlulit.

Tani është radha edhe e Learta Jakupit t’i shpalosë aftësitë e saja në muzikë përmes një koncerti solistik.

Nëse nuk e keni ditur, Jakupi është e shkolluar për kanto dhe e njeh mirë muzikën klasike.

Ajo ka paralajmëruar se do të mbajë një koncert këtë të shtunë në cilësinë e sopranos, ndërsa në piano do ta shoqërojë Ana Kaçinari.

“Emocion i veçantë të ndaj me ju koncertin tim të dytë solistik. Për të gjithë dashamirët e muzikës klasike”, ka shkruar Learta në profilin e saj në Instagram. /Prive.al

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!