Legalizojnë marijuanën, miratohet ligji në parlament

20:11 | 25 Dhjetor 2018

Edhe një shtet aziatik ka legalizuar lëndën narkotike, kanabis.

Tajlanda është vendi i parë në Azi që do të legalizojë kanabisin për përdorim mjekësor.
Parlamenti i Tajlandës e ka miratuar ligjin duke e quajtur si dhuratën e fundvitit për popullin tajlandez.

Përdorimi jomjekësor do të mbetet i paligjshëm.

Marijuana u përdor në Tajlandë si një ilaç tradicional, por u ndalua në vitet 1930.

Thuhet se ligji i ri do të lejojë vendin të përfitojë nga një industri që po zgjerohet me shpejtësi, e cila premton të ndihmojë pacientët që vuajnë nga sëmundje si artriti, migrena dhe kanceri.

Komento: