Legjenda e Liverpoolit e çon në qiell Salahn – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
21 °C

Legjenda e Liverpoolit e çon në qiell Salahn

16:54 | 11 Tetor 2018

Mo Salah nuk ka pasur fillimin më të mirë të mundshëm të sezonit të ri.

Egjiptiani ka nxitur reagimet e shumë ekspertëve të futbollit. Disa madje mendojnë se forma e tij ishte vetëm “sezonale” dhe aq do të mbetet.

Salah realizoi 44 gola për Liverpool në të gjitha kompeticionet, sezonin e kaluar.

Këtë sezon ai nuk ka qenë aq konkretizues. Ai ka arritur të shënoj vetëm 3 herë në 11 ndeshje.

Robbie Fowler, legjenda e Liverpool, mendon se lojtari do të rikthehet në nivelet ku ishte sezonin e kaluar.

“Nuk them se është duke pasur një sezon të dobët. Ai është ende një lojtar i mirë. Por, krahasuar me çfarë ka bërë sezonin e kaluar… ajo është e pabesueshme” ka thënë Fowler për “Sky Sports”.

“Mendoj se do të vazhdojë të shënoj shumë gola. Nuk jam i sigurt nëse do të realizoj numrin e golave që bëri vitin e kaluar, mirëpo ai do të shënoj” ka vazhduar legjenda e klubit.

Edhe pse Liverpool pati startin më të mirë që mbahet mend, e njëjta nuk ishte edhe për sulmuesin egjiptian.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!