Leku shënon rritje ndaj monedhave të huaja – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Leku shënon rritje ndaj monedhave të huaja

09:26 | 02 Qershor 2018

Leku ka forcuar pozitat të premten kundrejt valutave, duke triumfuar ndjeshëm ndaj paundit britanik e monedhës europiane, euro.

Oferta turistike dhe nisja më herët këtë vit e fluksit të vizitorëve dhe turistëve që kanë mbërritur në vendin tonë, ka ndikuar në zhvlerësimin e euros kundrejt lekut.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet sot 0.50 lekë më pak se një ditë më parë në kuotën e 125.42 lekëve, dollari amerikan ka humbur 0.25 lekë dhe këmbehet 107.36 lekë e paundi britak këmbehet 142.74 lekë ose 0.71 lekë më lirë se ditën e enjte.

Euro ka humbur 7.88 lekë, ose 6 për qind, duke shënuar nënçmimin më të madh vjetor të dekadës së fundit. Të paktën deri në gusht, si rrjedhojë e efekteve sezonale, ekspertët nuk presin që monedha e përbashkët të forcohet.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!