Lëndimi i Messti, flet Rakitic – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Lëndimi i Messti, flet Rakitic

13:24 | 21 Tetor 2018

Barcelona duhet t’i luajë dy derbi pa yllin e tyre Lionel Messi.

Barcelona do të ndeshet me Real MAdrdidin dhe në Champions me Interin.

Ylli argjentinas e lëndoi dorën në ndeshjen kundër Sevillas.

Mesfushori kroat i Barcelonës, Ivan Rakitici, ka thënë se qëllimi i tyre gjatë ndeshjeve të radhës do të jetë të mos vërehet mungesa e Messit, i cili ka pësuar lëndim gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër Sevillas.

Ylli argjentinas u lëndua qysh në çerekun e parë të ndeshjes, pasi e kishte shënuar një gol dhe e kishte organizuar një tjetër. Ai e theu dorën e tij të djathtë dhe tani pritet të mungojë në gjashtë apo shtatë ndeshjet e radhës, transmeton Gazeta Express.

Messi do të mungojë në ndeshjet e radhës së Barcelonës, në mesjavë kundër Interit dhe në fundjavë me Real Madridin. Që të dyja këto ndeshje, katalonasit do t’i zhvillojnë në shtëpi, Camp Nou. Megjithatë, synimi i katalonasve është që në këto ndeshje të mos vërehet mungesa e argjentinasit.

“Ne do të tentojmë që ta bëjmë mungesën e Leos sa më pak të vërejtshme që është e mundur”, ka thënë Rakitici, kur u pyet për ndikimin që do ta ketë lëndimi i Messit në ndeshjet e radhës së Barcelonës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!