Lëndohen 9 persona nga furgoni që u fut në një lokal në Prishtinë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Lëndohen 9 persona nga furgoni që u fut në një lokal në Prishtinë

10:05 | 12 Qershor 2018

Sot rreth orës 07:00, në lagjen Kodra e trimave, saktësisht në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, me ç’rast një automjet (furgon) , për arsye që tani për tani janë duke u hetuar nga policia, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një dyqan.

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar 9 (nëntë) persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, tha policia për Gazetën Express.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore të cilat po punojnë me qëllim të hetimit dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave që kanë sjellë deri te ky aksident trafiku.

Lidhur me këtë rast njësiti i trafikut ka shoqëruar në stacion policor ngasësin e automjetit i cili aktualisht është duke u intervistuar.

Rasti do të procedohet më tej konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!