Lëndohen dy punëtor të Bechtel-Enka nga shembja në punimet e autostradës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Lëndohen dy punëtor të Bechtel-Enka nga shembja në punimet e autostradës

08:55 | 14 Shkurt 2018

Magjistralja Kaçanik-Hani i Elezit është njëra prej rrugëve në të cilat kemi thuajse çdo ditë shembje në rrugë.

Edhe sot, në mëngjes, raportohet se pas shembjeve të dheut u vërshua një vend punishte e kompanisë “Bechtel-Enka” e si pasojë e saj dy punëtorë janë lënduar.

Derisa edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar se në këtë pjesë kishte disa probleme me qarkullim të automjeteve.

Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka konfirmuar për “Indeksonline” se kishte shembje në rrugë tek vendi i quajtur Guri i Shpumë.

“Po, jemi njoftuar se kompania përkatëse ka dal në vendin e ngjarjes dhe është duke pastruar terrenin. Qarkullimi i automjeteve vazhdon dhe se nuk ka ndonjë rrezik”, ka thënë ai.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!