Leonora i kërkon Adelinës të bëjë duet, po çka i thotë Adelina? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Leonora i kërkon Adelinës të bëjë duet, po çka i thotë Adelina?

21:57 | 14 Nëntor 2017

Nuk e sfidon asgjë lajmin bombastik të sherrit mes dy këngëtareve më të njohura në vend, Adelina Ismaili dhe Leonora Jakupi.

Për atë kohë, ky konsiderohej skandali më i madh në estradë, ndonëse edhe atëherë kanë ndodhur gjëra të pa hijshme, por që nuk janë zbuluar e kanë mbetur të fshehura në qoshet ku kanë ndodhur, shkruan Kosovarja.

Vitet ikin, por marrëdhënia e Leonores dhe Adelines mbetet e “ngrirë”.

Raporti i tyre është përcjellë edhe nga një mori pretendimesh edhe thashethemesh, por asgjë konkrete. Ishte Leonora që ditë më parë shprehi dëshirën që të kishte një duet me Adelinën. Ide e mirë, interesante, por duket të jetë e pa realizueshme, meçe nuk ka ende asnjë shenjë aprovimi nga kolegia e saj, këngëtarja e famshme Adelina Ismaili.

Asnjë fjalë, asnjë zë. Asgjë! A mund të ndodh?

 

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

FOTO – Elita Rudi