Liberalizimi i vizave, kjo është deklarata e fundit e ambasadorit gjerman dhe atij francez – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Liberalizimi i vizave, kjo është deklarata e fundit e ambasadorit gjerman dhe atij francez

22:52 | 08 Nëntor 2018

Ambasadori gjerman Christian Heldt dhe ai francez, Didier Chamberka folur sot rreth procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Sipas tyre, liberalizimi i vizave do të ndodhë, ndonëse për këtë nuk japin datë.

Dy ambasadorët kanë thënë se e gjithë çështja e liberalizimit të vizave tashmë është vetëm proces i cili duhet patjetër që të kalojë në të gjitha shtyllat.

“Unë jam pyetur që në maj, nëse liberalizimi i vizave do të ndodhë shpejtë dhe kam thënë, po, jam plotë shpresë. Mund vetëm të shpreh shpresën time, sepse nuk e di kur do të ndodhë. Njerëzit shpesh tentojnë të nxirrnin nga ne një afat kohor, por ky nuk është vendim i yni, ne nuk jemi Këshilli”, ka thënë ambasadori gjerman, Christian Heldt.

Të pyetur se a do të ndodhë liberalizimi, ambasadori francez, Didier Chabert ka reaguar duke thënë se “ashtu diçka”.

“Mendoj se duhet kaluar një rrugë, dhe rruga gjithmonë kalohet vetëm nëse nuk e ndryshoni atë. Evropa është e vetëdijshme për liberalizimin e vizave për Kosovën por janë procese. Janë rregulla që duhet respektuar, dhe tani gjithçka është afër zgjidhjes dhe s’bënë të largohemi nga procesi”, ka thënë ambasadori francez, Dider Chabert.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!