Liburn Aliu e quajti mashtrues, vjen reagimi i papritur nga Labi

12:58 | 19 Janar 2019

Labinot Tahirit i ka mbetur hatri pas deklaratave të Liburn Aliut për dorëzimin e pasaportave.

Tahiri i ka bërë kërkesë Aliut, që t’i dorëzojë edhe ai pasaportën.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Labinot Tahiri i ka reaguar Liburn Aliut për deklarimet e tij, lidhur me dorëzimin e pasaportave.

Ai i ka bërë thirrje Aliut që t’i dorëzojë edhe pasaportat.

Ndryshe, deklarata e deputetit të VV’së erdhi pas asaj të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ku tha se Projektligji për pagat në sektorin publik do ta ulte pagën e tij.

Aliu përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook ka thënë se deklarata e kryeqeveritarit është më skandaloze se ajo e deputetit Labinot Tahiri që dorëzoi pasaportat.

“Mashtrimi i Kryeministrit me pretendimin se ka kërkuar zvogëlim të pagës së tij, është më skandaloz se mashtrimi i Labit me pasaportë”, ka shkruar Aliu.

Ky është postimi i tij i plotë:

Liburn Aliu, deputeti i parë që ka reagua për mua , e paska quajtur maashtrim punën e pasaportave të mia!

Të them të drejtën nuk e di që vetëm njeherë kam mashtruar një fëmijë, të rinjët apo të moshuarit, në cilen do rrugë që isha , edhe sot ku jam. Liburn, unë politik me qytetarin nuk di të bëj, por shpresë di të jap! Nëse paskam mashtruar dikend në këtë vend, dil pra edhe ti dhuroi pasaportat , dhe jem në rregull pastaj për mashtrimin! Qudi është me këtë vend, por po vazhdoj të eci me mendjen time ashtu si e do vullneti im për vendin dhe qytetarët e mi. Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Komento: