Liderë evropianë e ballkanikë që po marrin pjesë në Samitin e Sofjes – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Liderë evropianë e ballkanikë që po marrin pjesë në Samitin e Sofjes

08:19 | 17 Maj 2018

Brenda pak çastesh pritet të nis punimet Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë.

Pjesëmarrës në këtë samit do të jenë krerët më të lartë shtetërorë të të gjitha vendeve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Përveç krerëve të institucioneve të BE-së, pjesë e samitit janë edhe politikanët më të fuqishëm të tri kryeqendrave të deritashme evropiane, përkatësisht Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May.

Kosova në këtë samit po përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi.

Analistët evropianë po e cilësojnë Samitin e Sofjes si historik, derisa pritjet nga punimet e tij janë të mëdha edhe për shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilat synojnë të bëhen pjesë e familjes evropiane.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!