Liga Arabe e 356 milionë arabëve dhe një mal çështje të pazgjidhura të tyre! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Liga Arabe e 356 milionë arabëve dhe një mal çështje të pazgjidhura të tyre!

Shkruar nga: Mustafa Bajrami

22:19 | 16 Prill 2018

(40 samite, 40 përpjekje të dështuara)

Liga Arabe (el-Xhamiatu el-Arabije) është liga formale e vendeve arabe të Afrikës Veriore dhe të Lindjes së Mesme. Është themeluar me datë 22 mars të vitit 1945, si vazhdimësi dhe adaptim i Protokollit të Aleksandrisë e vitit 1944. Ka gjithsejtë 22 shtete anëtare, me gjithë Sirinë që ishte përjashtuar në vitin 2011. Prej ditës kur është themeluar, Liga Arabe nuk ka mund të zgjidhë as edhe një problem të vetëm të vendeve anëtare.

Kështu, vendet arabe që janë ndër më të pasurat në botë, të ndara mes vete në mënyrën më të keqe të mundshme dhe të armiqësuara deri në skajshmëri, me kufij të paqartë dhe të papranueshëm nga vetë ato, me probleme të mëdha sociale, politike, kulturore e me politika shumë herë anti-kombëtare, anti-islame e anti-nacionale, ato janë pasqyra më e keqe se si nuk duhet të bëhet politikë. Dikur një shoqëri e konsoliduar, një fuqi botërore dhe një pellg dijesh që rrezatonte anekënd botës, shoqëria arabe sot është e shthurur deri në atë masë sa është bërë shembulli më delikat në gjithë arenën ndërkombëtare.

***

Në vigjilje të Samitit të Ligës Arabe që po mbahet sot me datë 15 prill 2018 në Damhan të Arabisë Saudite, më poshtë kemi skicuar historinë e samiteve që janë mbajt në nivel presidentësh, të ministrave të jashtëm, vendet ku janë mbajt, datat e tyre si dhe rezolutat e dala nga aty që asnjëherë nuk janë vënë në praktikë:
1946, Enshas, Egjipt: Samiti i Parë i Ligës Arabe mbahet në Enshas të Egjiptit. Ishte thirrur nga mbreti i atëhershëm i Egjiptit, Faruku shqiptar (1936-1952). Marrin pjesë 7 vendet themeluese të Ligës Arabe; Egjipti, Jordania, Arabia Saudite, Jemeni, Iraku, Libani dhe Siria. Kryesorja e thënë në atë samit ishte se Palestina është tokë arabe dhe se zgjidhja e çështjes palestineze i takon arabëve (!)

1956, Bejrut, Liban: Këtë samit e kishte thirr presidenti i atëhershëm i Libanit, Kamil Shemun. Ndodhi kjo për shkak të sulmit tre palësh, Britani, Francë dhe Izrael mbi Egjiptin dhe Gazën e Palestinës. Morën pjesë 9 vende arabe në nivel presidentësh. Rezoluta e samitit njeh të drejtën e Egjiptit për tu mbrojtur me luftë nga tri shtetet e lartpërmendura që e kishin pushtuar.

1964, Kajro, Egjipt: Ky samit ishte thirrur nga presidenti i Egjiptit, Xheal Abdu Naser. Konsiderohet samiti i parë nga ku del një rezolutë e plotfuqishme. Fjala ishte për pëlqimin gjitharab për ta luftuar Izraelin që kishte një mori tokash arabe.

1965, Kazabllanka, Marok> (pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet).

1967, Hartum, Sudan: Ky samit u mbajt pas disfatës së vendeve arabe në luftë me Izraelin.

1969, Rabat, Marok> (pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet)

1970, Kajro, Egjipt: Është samiti i parë i jashtëzakonshëm i Ligës Arabe. Mblidhet pas përleshjeve ushtarake mes palestinezëve në Jordani dhe forcave të armatosura të mbretërisë së Jordanisë. Ngjarje është e njohur si “Ditët e zeza të shtatorit”, emërtim ky i masakrës që e kishin kryer forcat e armatosura jordaneze mbi civilët e pafajshëm palestinezë. Smitin e bojkotojnë; Siria, Iraku, Algjeria dhe Maroku.

1973, Algjer, Algjeri: Samiti e thërrasin Siria dhe Egjipti pas disfatës së tetorit të vitit 1973 nga Izraeli.

1974, Rabat, Marok: (pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet).

1976, Kajro, Egjipt: (pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet).

1978, Bagdad, Irak: Ky samit mbahet pas përpjekjeve për një paqe mes Egjiptit dhe Izraelit. Në rezolutën e samitit ishte shkruar që të prishet marrëveshja e paqes mes Egjiptit dhe Izraelit, i ishte vënë embargo Egjiptit, ishin tërhequr zyret e Ligës Arabe nga Kajro dhe ishte dëbuar Egjipti nga Liga Arabe.

1979, Tunis, Tunizi: (pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet)

1980, Amman, Jordani: (pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet)

1982, Fas, Maroko: Është samiti i dytë i jashtëzakonshëm i Ligës. Rezoluta e këtij samiti bie vendim të njihet Izraeli, të vazhdohet procesi i paqes me Izraelin dhe ishte kërkuar nga Izraeli të tërhiqet nga të gjitha vendet e pushtuara palestineze.

1985, Fes, Marok: (pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet).

1987, Amman, Jordani: (pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet).

1988, Algjer, Algjeri: (pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet).

1989, Kazabllanka: Marok (pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet).

1990, Bagdad, Irak: Ky samit ishte thirr me kërkesë të presidentit të atëhershëm të Irakut, Sadam Husein. Samitin e bojkotojnë Libani dhe Siria. Rezoluta e samitit kishte përshëndetur bashkimin e Jemenit, kishte mbështetur vazhdimin e intifadës palestineze dhe kishte dënuar vendimin e Kongresit Amerikan për njohjen e Kudsit për kryeqytet të Izraelit. Rezoluta gjithashtu i kishte njohur të drejtën Irakut të posedojë gjithë teknologjinë e mundshme ushtarake.

1990, Kajro, Egjipt: Sy kamit vie menjëherë pas pushtimit të Irakut që i bënë Kuvajtit. Rezoluta kishte paraparë që vendet arabe të dërgojnë forca të armatosura në Kuvajt.

1996, Kajro, Egjipt: (pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet).

2000, Kajro, Egjipt: Njihet si samiti i Mesxhidul Aksasë. Është mbledhur pasi kryeministri i atëhershëm i Izraelit, Ariel Sharon kishte hyrë në Mesxhidul Aksa dhe kishte ofenduar me fjalimin e tij të gjithë myslimanët e botës. Në këtë samit ishte vendosur themelimi i një buxheti nën emrin “Intifada e Kudsit”.

2001, Amman, Jordani: (pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet)

2002, Bejrut, Liban: Ky samit ishte mbajtur si kërkesë e mbretit të Arabisë Saudite, Abdullah, ibn Abdul Aziz. Rezoluta njeh Palestinën për shtet të pavarur brenda kufijve të vitit 1967, me kryeqytet Kudsi Sherifin. Gjithashtu, rezoluta kishte përmbledhur çështjen e kthimit të palestinezëve që dëbuar nga tokat e tyre, tërheqjen e Izraelit nga rrafshnalta e Golanit, e si kompensim, të gjitha vendet arabe ta njohin Izraelin.

2003, Sharmi Shejh, Egjipt: Vjen pas ndërhyrjes ushtarake të SHBA-ve dhe aleatëve në Irak. Rezoluta bënë thirrje për ruajtjen territoriale të Irakut.

2004, Tunis, Tunizi: (pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet).

2005, Algjer, Algjeri: Ky samit obligon vendet arabe të ndërmarrin hapat e nevojshëm që të detyrojnë Sirinë të tërhiqet nga Libani.

2006, Hartum, Sudan: (pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet).

2007, Rijad, Arabia Saudite: (pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet).

2008, Damask, Siri: Samiti mbahet për t’i bërë thirrje Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Iranit që të ulen në bisedime për të zgjidhur problemin e ishujve, Kutbu Sugra, Kuztbu Kubra dhe Ebu Musa.

2009, Doha, Katar: (pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet).

2010, Sirte, Libi: (pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet).

2012, Bagdad, Irak: Ky samit mbahet pas fillimit të revolucioneve nëpër disa vende arabe që kishin filluar në vitin 2010.

2013, Doha, Katar: (pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet).

2014, Kuvajt, Kuvajt: (pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet).

2015, Sharmi Shejh, Egjipt: Në këtë samit bisedohet për çështjen palestineze, krizat në Siri, Jemen, Libi dhe për lëvizjet ushtarake të Iranit në Lindje të Mesme.

2016, Nuvakshut, Mauritani: Samiti i Mauritanisë ripërsëritë nevojën për tu ballafaquar me sfidat që po kërcënojnë sigurinë kombëtare të vendeve arabe, nevojën për interesimin e vazhdueshëm rreth çështjes palestineze, dhe për përfundimin e pushtimit të tokave palestineze nga ana e Izraelit. Ky samit i bënë thirrje popullit të Libisë të vazhdojnë punën për konsolidimin e shtetit, për luftën kundër terrorizmit si dhe mbështet dhe njeh për të ligjshëm kryetarit e Jemenit, Abdu Rabu Mensur Hadi.

2017, Deti Vdekur, Jordani: Doli me një rezolutë rutinore rreth çështjes palestineze, rreth luftës kundër terrorizmit, kërcënimet iraniane dhe rreth disa çështjeve që kanë të bëjnë me çështje të brendshme të vendeve arabe.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!