Ligji për objektet pa leje synon të ulë koston e legalizimit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ligji për objektet pa leje synon të ulë koston e legalizimit

19:41 | 23 Maj 2018

Përshpejtim të procedurave dhe kosto më të lirë për legalizimin e objekteve pa leje po synohet të arrihet me ligjin e ri për këtë çështje.

Anëtarët e Komisionit për Bujqësi, Pylltari e Zhvillim Rural e patën në rend dite projektligjin për trajtimin e objekteve pa leje, me të cilin thanë se do të krijojë mundësi që procesi të shkojë më mirë, raporton KTV.

Liburn Aliu, kryetar i grupit punues për projektligjin, theksoi se objektet që nuk e kanë të zgjidhur çështjen e pronësisë, nuk do të legalizohen. Ai është shprehur kundër që listat e pritjes për objektet që nuk janë legalizuar të kenë karakter etnik për trajtim të veçantë.

I pakënaqur ka mbetur zëvendëskryetari i këtij komisioni, Srdjan Mitroviq i Listës Serbe, sipas të cilit amendamentet e propozuara nga kjo parti janë refuzuar.

Në këtë mbledhje, me propozimin e kryetarit Haradinaj, është votuar në parim edhe projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!