“Ligjin antimafia” mund të shembet – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
15 °C

“Ligjin antimafia” mund të shembet

08:05 | 14 Qershor 2018

Jo domosdo do t’u verifikohet pasuria të gjithë të dënuarve për vepra penale, nëpërmjet të cilave mund të kenë bërë kapital jashtëligjshëm.

Kjo për shkak se prokurorëve nuk u është bërë obligim që një verifikim të këtillë ta kërkojnë, shkruan sot Koha Ditore.

Projektligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskim të pasurisë, i miratuar me pompozitet një ditë më parë në Qeveri, është duartrokitur edhe nga shoqëria civile.

Por neni i katërt është vënë në thumb të kritikave. Dhe sikur ai të mos ndryshohet në proces të miratimit të Projektligjit në Kuvend, ka drojë që e gjithë vlera e dokumentit të shembet.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!