Lindën të ngjitur, por me pas ndodhi mrekullia! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
2 °C

Lindën të ngjitur, por me pas ndodhi mrekullia!

11:33 | 03 Nëntor 2018

Dy binjakë të cilët kanë qenë të bashkuar që në barkun e nënës janë ndarë pas një “mrekullie” që bënë të mundur përdoruesit e Instagramit. Foshnjat kanë lindur në qershor në Abuja të Nigerisë.

Babai i tyre Ferdinand Buzugbe, e humbi punën si vlerësues i pasurive pak para se gruaja e tij, 31-vjeçare Courage, të lindte një foshnje të vdekur vitin e kaluar.

Pasi mbeti sërish shtatzënë, çifti zbuloi se prisnin binjakë, por që ata ishin të ngjitur e zbuluan vetëm gjatë lindjes.

Prindërve u tha se binjakët duhet të ishin të shëndetshëm për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale që do të kërkonte një kosto prej 1.680 funtesh.

Por, sikur të mos mjaftonte pamundësia për të paguar operacionin e djemve, pronari i banesës i nxori jashtë duke i detyruar të flinin në rrugë.

Sapo të vegjlit mbushën 4 muaj, kirurgu i tyre postoi fotot e tyre në mediat sociale. Kaq u desh dhe paratë për ndarjen e tyre u mblodhën për 10 minuta.

Operacioni që zgjati për disa orë të mira është kryer të hënën dhe binjakët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!