Liqeni i Ohrit shndërrohet në “pistë patinazhi” (Video) – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Liqeni i Ohrit shndërrohet në “pistë patinazhi” (Video)

20:12 | 09 Janar 2017

Liqeni i Ohrit është shndërruar në një shesh të vërtetë patinazhi. Nëse kjo pjesë e liqenit ku aktualisht gjendem në verë përdoret për larje, tani e njëjta është nën një shtresë të trashë dhe të thellë të akullit.

Qytetarët thonë se nuk mbajnë mend kur për herë të fundit ishte ngrirë liqeni. Të tjerë thonë se një pjesë e vogël ka ngrirë para më shumë se tridhjetë vjetëve.

”Për dyzet vjet nuk kam parë akull në liqen, në fakt aq sa mbaj mend unë kurrë nuk është ngrirë. Erdhëm të shohim si është. Të moshuarit në Strugë thonë se në vitet e pesëdhjeta ishin ngrirë kallami i liqenit dhe barkat” – shprehet një qytetar për Alsat-M.

”Unë 20 vjet vij këtu në Strugë diçka si kjo deri tani nuk kam parë. Minus 22, minus 25 është shumë për këtë liqen, kjo më habit. Ky është një atraksion i vogël” – shton një tjetër qytetar.

Ndërkohë problem shtesë për struganët janë rrugët e ngrira nëpër qytet dhe ato që të çojnë në Ohër.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!