Lirohen nga akuza katër shqiptarët për vrasjen e policëve në Haraçinë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Lirohen nga akuza katër shqiptarët për vrasjen e policëve në Haraçinë

11:48 | 13 Prill 2018

Janë liruar sot në mëngjes nga Gjykata Themelore Shkupi 1, katër personat e fundit të akuzuar për vrasjen e tre policëve në Haraçinë, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2000.

Për rastin në fjalë të akuzuar ishin 7 persona, 3 prej tyre tani më kanë ndërruar jetë, ndërsa njëri ishte vrarë gjatë arrestimit po në vitin 2000.

Të gjithë të akuzuarit kanë vuajtur nga 24 muaj paraburgim. Të mbijetuarit thonë se do të kërkojnë dëmshpërblim për 24 muajt e paraburgimit. Pas lirimit nga akuza ata u shprehën se këto 18 vite kanë qenë për ta shumë stresuese dhe për këtë do të kërkojnë dëmshpërblim, raporton Alsat-M.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!