Lista Serbe sërish “tregon dhëmbët” ndaj ligjit të Trepçës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Lista Serbe sërish “tregon dhëmbët” ndaj ligjit të Trepçës

15:11 | 03 Tetor 2017

Zëvendëskryeministri njëherit ministër për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtiq ka thënë se Lista Serbe mbetet kundër ligjit për Trepçën i cili ishte miratuar vitin e kaluar nga Qeveria Mustafa, njofton Klan Kosova.

Kjo pasi sipas Jetviqit ky ligj përfaqëson vetëm njërën palë.

Ai ka ftuar Qeverinë Haradinaj që të merret më seriozisht me çështjen e gjigantit ekonomik duke thënë se serbët duke të inkuadrohen në këtë proces.

Jevtiq ka mohuar se një herë për një herë mund të ketë krizë politike ose largim të Listës Serbe nga Qeveria për shkak të këtij ligji, bojkot që ia kishin bërë Qeverisë së kaluar.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!