LIVE: Tërhiqet shorit i Ligës së Evropës

13:06 | 22 Shkurt 2019

Pas pak do të tërhiqet shorti i Ligës së Evropës.

Me fillim nga ora 13:00, në Nyon të Zvicrës do të bëhet tërheqja e shortit për 1/8 e finales së Ligës së Evropës nga UEFA.

16 skuadrat që kanë mbërritur në këtë fazë, do të hyjnë në short në kërkim të kalimit në çerekfinale.

Skuadrat më të mëdha që mund të takohen mes vete, janë ato të Inter, Chelsea, Arsenal, Napoli dhe Sevilla, transmeton lajmi.

Lista e skuadrave që do të hyjnë në short: Arsenal, Dinamo Zagreb, Ein. Frankfur, Napoli, Salzburg, Valencia, Villarreal, Zenit, Krasnodar, Benfica, Chelsea, Dinamo Kiev, Slavia Prague, Inter, Rennes dhe Sevilla.

Ne do t’ia sjellim në kohë reale tërheqjen e shortit të Ligës së Evropës.

Komento: