Lladrovci paditë Zekën, vjen reagimi i ashpër i këtij të fundit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
17 °C

Lladrovci paditë Zekën, vjen reagimi i ashpër i këtij të fundit

19:01 | 17 Maj 2018

Përplasja mes kreut të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka po vazhdon përmes rrjeteve sociale.

Lladrovci sot e ka paditur Zekën, ku ia kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim për siç i quan ai, shpifjet dhe fyerjet ndaj tij.

Zeka në anën tjetër, ka thënë se do të japë dorëheqje nëse nuk i posedon letrat në të cilat ka thënë se gjendet nënshkrimi i Lladrovcit ku e akuzon presidentin Hashim Thaçi për vrasje të rëndë, atë ndaj Behadin Hallaqit.

“Nese nuk i posedej letrat: 1. Jap doreheqeje nga posti deputetit”, ka shkruar Zeka.

Ndryshe, Lladrovci padinë e ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!