Llavë e zezë del nga Vullkani më i ftohtë në botë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Llavë e zezë del nga Vullkani më i ftohtë në botë

19:50 | 31 Korrik 2018

Ol Doinyo Lengai, vullkani më i ftohtë dhe më i zi në botë, ka edhe llavë më të shpejtë.

Por, ta kemi të qartë, është “vullkani më i ftohtë” mirëpo prap se prapë është shumë i nxehtë, njofton Klan Kosova.

Llava e zezë që del nga Ol Doinyo Lengai arrin deri në 510 gradë celcius, që është nën pikën e shkrirjes 1000 gradë celcius.

Kjo i bie se është më pak më e ngrohtë se një xhakuzi e rehatshme. Po ashtu, është e mundshme të shpëtoni gjallë nëse bini në të.

Më 2008, një njeri teksa po udhëtonte, rrëshqiti dhe ra në një rrjedhë të llavës aktive të vullkanit. Ai njihet si personi i vetëm që i ka shpëtuar zjarrit të një llave.

Ol Doinyo Lengai është një lloj i veçantë i vullkanit që ka një përbërje kimike karakteristike.

Ndryshe nga bazalti që e formon llavën e shumicës së vullkaneve, magma e Ol Doinyo Lengait është e përbërë nga karbonatiti që ka kalcium, natrium dhe dioksid karbon të tretur.

Karbonatiti ka pikë të shkrirjes shumë më të ulët se bazalti. Kjo është arsyeja pse ky vullkan nuk nxehet kurrë aq shumë sa të tjerët.

Përndryshe, llava merr ngjyrë të zezë deri të ftohet dhe të ngurtësohet, ku atëherë bëhet e bardhë.

Mirëpo, ky vullkan është më i rrezikshëm se të tjerët që janë shmë më të nxehtë.

Llava e kuqe që del nga vullkanët e nxehtë rrjedh shumë ngadalë, rreth 10 km/h. Por, llava e Ol Doinyo Lengait është po aq e shpejtë sa uji i lumit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!