Logoja tjetër e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, a është edhe kjo e vjedhur? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Logoja tjetër e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, a është edhe kjo e vjedhur?

20:34 | 13 Janar 2018

Për shënimin e 10 vjetorit të shtetit të Kosovës janë bërë përgatitje të mëdha. Ndër përgatitjet është edhe përzgjedhja e logos zyrtare për këtë jubile që do të përdorët nëpër dokumente, festime, dekorata, etj.

Megjithatë, logoja e parë e përzgjedhur nga një komision doli të jetë plagjiat. Ishte e ngjashme me një agjenci turistike në Gjermani. Pas debatit që u bë për atë logoja, presidenca e Kosovës e anuloi dhe u shpall një tjetër.

Mirëpo, po del që edhe logoja e re është afër plagjiatit ose e tëra plagjiat, shkruan lajmi.net.

Kjo logo i ngjan asaj të Kongresit të partisë shqiptare të Maqedonisë, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Në kongresin tematik të BDI-së të mbajt para gati tri vjetësh në Shkup ishte përdorur kjo logo që i ngjan shumë në koncept dhe realizim logos zyrtare të shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Ngjashmëria është vërejtur nga Besnik Kada, i cili i ka postuar të dyja logot në llogarinë e tij në Facebook.

Vlerësojeni vet lexues të nderuar…

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!