Lojtari i madh i Milanit niset për në Spanjë, sot kryen testet mjekësore – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Lojtari i madh i Milanit niset për në Spanjë, sot kryen testet mjekësore

08:59 | 11 Gusht 2018

Sulmuesi i Milanit Andre Silva pritet në Spanjë pritët që sot ti kryej testet mjekësore te klubi spanjoll Sevilla.

Portugezi do të huazohet te Sevilla me opsionin për të blerë për 35 milionë euro.

Sillva u la jashtë skuadrës, e cila udhëtoi për ndeshjen miqësore të kësaj fundjavë kundër Real Madridit në Bernabeu.

Sky Sport Italia, Marca dhe AS të gjithë sigurojnë se marrëveshja është bërë me Silva që pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore të shtunën, përcjell ORAinfo.

Ai do të huazohet me vlerë prej 5 milionë euro me mundësi blerjeje për një tjetër prej 30 milionë në fund të sezonit.

Milani ka paguar 38 milionë euro plus shpërblime për të marrë atë nga Porto një vit më parë, por ai luftoi për të bërë një ndikim në futbollin italian.

22-vjeçari arriti vetëm dy gola në Serie A, megjithëse ai shënoi tetë gola në 14 paraqitje në Europa League. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!