Lojtari standard i Milanit po transferohet në Angli – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
18 °C

Lojtari standard i Milanit po transferohet në Angli

23:51 | 09 Tetor 2018

Mbrojtësi i Milanit, Mateo Musacchio, është në orbitën e klubeve angleze si Fulham e Watford.

Sipas Calciomercato.com, mbrojtësi 28-vjeç do të kërkohet në janar nga klubet angleze.

Ai është duke luajtur rregullisht këtë edicion pas largimit të Leonardo Bonuccit.

Por ardhja e Mattia Caldaras ka bërë që ai të mendojë largimin, pasi do të kërkohet që t’i bëhet italianit vend.

Fulham vetëm se ka qenë pas Musacchios në verë, por tani Watford me pranuar familjen Pozzo, po e duan në klubin e tyre.

Nuk anashkalohet as kalimi i tij te klubi i Pozzos në Serie A, Udinese.

Gennaro Gattuso dëshiron ta mbajë në skuadër ish mbrojtësin e Villarrealit që erdhi për 18 milionë euro në vitin 2016.

Milani e konsideron çmimin e tij deri në 20 milionë euro.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!