”LUDO” në e përvjetorin e Pavarësisë, ja çka kërkon VV nga komuna e Skenderajt – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

”LUDO” në e përvjetorin e Pavarësisë, ja çka kërkon VV nga komuna e Skenderajt

20:10 | 12 Shkurt 2019

Lëvizja etëvendosje i reagon kryetarit të Skenderjat.

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të kësaj komune që në nder të shënimit të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të organizohet aktiviteti i lojës së njohur Ludo.

Siç shkruan në kumtesën e VV-së të degës në Skenderaj, i bëhet thirrje kryetarit të Skenderajt Bekim Jasharit, për ta larguar nga agjenda këtë lojë me rastin e shënimit të festës së Pavarësisë.

”Kur festojmë data të rëndësishme, zakonisht, tregojmë rrugën se si kemi arritur deri tek ajo datë. Pavarësia e Kosovës është arritur me gjak e mund të madh. Drenica, e në veçanti Skenderaj ka çfarë për të treguar për këtë datë”, shkruan në njoftim, përcjell ORAinfo.

“Andaj, duke qenë të bindur se ky është një lëshim i radhës i drejtorit të famshëm të DKRS-së, i bëjmë thirrje Kryetarit, Bekim Jashari, ta largojë nga axhenda për festimin e 11 vjetorit të pavarësisë këtë lojë”.

Në vend të lojës “Ludo” në shesh, tu ligjerojmë nxënësve nëpër shkolla për këtë datë të rëndësishme për vendin tonë”. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!