Luftëtarët dhe dijetarët, kudo e kurdo, janë si dy anë të një medaljeje, në Kosovë–jo(!) – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Luftëtarët dhe dijetarët, kudo e kurdo, janë si dy anë të një medaljeje, në Kosovë–jo(!)

Shkruar nga: Shemsi Reçica

15:12 | 19 Korrik 2017

Produkti i luftëtarëve është LIRIA, ashtu siç është KRIJIMTARIA – produkt i dijetarëve: shkrimtarëve, poetëve, artistëve, etj. Dhe, nëse luftëtarëve të lirisë iu mohohet produkti i shenjtë i tyre, LIRIA, është njëlloj sikur t’iu digjet dijetarëve: shkrimtarëve, poetëve, artistëve, etj, produkti i shenjtë i tyre –KRIJIMTARIA.

Luftëtarët e lirisë dhe dijetarët qëndrojnë në raporte të ndërsjella, të ndërvarura e të kushtëzuara reciprokisht, ndërmjet tyre. Ekzistenca, veprat dhe fatet e luftëtarëve të lirisë, janë kusht i ekzistencës, i veprave dhe i fateve të dijetarëve: shkrimtarëve, poetëve, artistëve, etj. Dhe anasjelltas.

Luftëtarët e lirisë (trima, të guximshëm, me vullnet e me karakter të fortë, të gatshëm për t’iu dal zot, me çdo çmim, vendit e popullit), me luftën e tyre, iu kijojnë mundësi dhe hapësirë të lirë për ekzistencë dhe për jetë, pastaj edhe për punë dhe për krijimtari – dijetarëve: shkrimtarëve, poetëve, artistëve, etj.

Nga ana tjetër, në shenj nderimi, respekti e mirënjohjeje për luftëtarët e lirisë, – dijetarët: shkrimtarët, poetët, artistët, me krijimtarinë dhe veprat e tyre, i përjetësojnë luftërat dhe heroizmat e luftëtarëve të lirisë dhe luftëtarët e lirisë i bëjnë të pavdekshëm.

Pa luftëtarët e lirisë, nuk do të mund të kishte krijimtari e vepra të mëdha të dijetarëve: shkrimtarëve, poetëve, artistëve, ashtu siç nuk do të dinim asgjë për heronjtë e antikës, ata të mesjetës, të kohës së re, as të kohës së sotme, pa krijimtarinë dhe veprat e mëdha të dijetarëve: shkrimtarëve, poetëve, artistëve, etj.

Produkti i luftëtarëve është LIRIA, ashtu siç është KRIJIMTARIA – produkt i dijetarëve: shkrimtarëve, poetëve, artistëve. Dhe, nëse luftëtarëve të lirisë iu mohohet produkti i shenjtë i tyre – LIRIA, është njëlloj sikur t’iu digjet dijetarëve: shkrimtarëve, poetëve, artistëve, produkti i shenjtë i tyre – KRIJIMTARIA.

Pra, luftëtarët e lirisë dhe dijetarët: shkrimtarët, poetët, artistët, etj., kanë qenë dhe janë të lidhur ndërmjet tyre në mënyrë të pazgjidhshme, si dy anë të një medaljeje. Ata kanë ecur dhe ecën të pandarë dhe shkojnë, pothuaj, paralelisht dhe me një hap, me njëri-tjetrin.

Lidhje dhe raporte të këtilla ndërmjet luftëtarëve dhe dijetarëve ka pasur dhe ka, kudo dhe kurdo. Në Kosovë – jo(!).

Te ne, në Kosovën e sotme, një numër i madh i dijetarëve: i shkrimtarëve, i publicistëve, i historianëve, i artistëve, i humoristëve, i gazetarëve, i analistëve, etj., pas përfundimit të luftës (1998-99) dhe sidomos në vitet e fundit, e kanë filluar dhe po e vazhdojnë një fushatë të egër, të paparë ndonjëherë në vendin tonë, kundër luftëtarëve tanë të lirisë.

Në publikime të ndryshme, në libra, në gazeta, në TV e në mediume të tjera, të kapura prej tyre, dijetarët tanë, të orkestruar si në kor, po e mohojnë produktin e shenjtë të luftëtarëve tanë –LIRINË, dhe me akuza të shpifura, po mundohen t’i përbaltin e t’i poshtërojnë luftëtarët e UÇK-së.
Dijetarët “tanë”, kështu, në vend që t’i ruajnë dhe t’i kultivojnë lidhjet dhe raportet e mira, tradicionalisht normate e të natyrshme, me luftëtarët tanë; në vend që t’i përjetësojnë luftërat dhe heroizmat e tyre dhe luftëtarët e lirisë t’i bëjnë të pavdekshëm; në vend që ta thonë të vërtetën për luftëtarët tanë, ata, me gënjeshtrat dhe shpifjet e tyre, po i përforcojnë akuzat e rreme të Beogradit e të miqëve të tij, kundër luftëtarëve të UÇK-së.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!