Lugina mbështet Thaçin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

Lugina mbështet Thaçin

07:58 | 13 Gusht 2018

Pas përfaqësuesve të luftës, edhe dy kryetarët e komunave shqiptare, Bujanoc dhe Preshevë, i kanë dhënë mbështetje presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për korrigjim të kufirit me Serbinë.

Shaip Kamberi e Shqipërim Arifi thonë se e drejta e shqiptarëve të Luginës për bashkim me Kosovën është plebishit i vitit 1992, dhe duhet të jetësohet. Ata kërkojnë që ideja e presidentit kosovar të marrë mbështetje gjithëkombëtare.

Kryetarët e dy komunave me shumicë shqiptare të Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi dhe Shqiprim Arifi, kanë përkrahur idenë e presidentit të Republikës së Kosovës që me Serbinë të korrigjohet kufiri dhe që Lugina e Preshevës të përfshihet në kuadër të Republikës së Kosovës.

Shaip Kamberi, kryetar i Komunës në Buajnoc ka than se përfshirja e Luginës në Kosovë është vullnet plebishitar i shqiptarëve të kësaj zone që nga referendumi i marsit të 1992-tës. Kamberi ka tërhequr vërejtjen që korrigjimi i kufirit me Serbinë ta trajtoj Luginën si tërësi e jo në mënyrë parciale siç kanë ofruar qeveritarët serb kohë më parë.

E Shqiprim Arifi , ka kërkuar që kjo ideja e presidentit Thaçi të gjejë përkrahje nga të gjithë faktorët ashtu që në Bruksel të gjejë përkrahje dhe si rezultat të arrihet bashkimi i Luginës me Republikën e Kosovës.

Presheva, Bujanoci e Medvegja janë tri komuna në jug të Serbisë të populluar me shumicë shqiptare, në vitin 1992 përmes Referendumit gjithë popullorë, shqiptarët u patën deklaruar për Autonomi territoriale politike me të drejtë bashkëngjitje Kosovës. Në përfundim të shekullit të kaluar qe organizuar kryengritja e armatosur e UÇPMB-së kundër regjimit totalitar të Millosheviqit, ndërkohë edhe 18 vite pas luftës në këtë zonë vazhdon diskriminimi shtetërorë i shqiptarëve, ndërsa zgjidhja shihet me bashkimin e këtij rajoni me Kosovën.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!