Lulzim Basha po përgatitet për ‘luftë’ – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
26 °C

Lulzim Basha po përgatitet për ‘luftë’

10:19 | 25 Maj 2018

“Ata pasurohen duke grabitur Shqipërinë me koncesione dhe tendera kurse ne varfërohemi nga rritja e taksave dhe çmimeve… është në dorën tonë t’i largojmë”.

Ka qenë kjo thirrja e kryedemokratit Lulzim Basha, një ditë para se të nisë protesta e opozitës. Kreu i demokratëve ka vendosur që ftesën e tij ta përcjellë përmes një videomesazhi të shkurtër në rrjetin social.

Kujtojmë se protesta e opozitës është ngritur për një qëllim, kërkën për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i sulmuar ashpër nga demokratët që publikuan disa ditë më parë dhe një audio përgjim për vëllain e Xhafajt, me pretendimin se ky i fundit vijon të ketë nënë kontroll trafikun e drogës në qytetin e Vlorës.

Protesta është vendosur që të zhvillohet përpara godinës së kryeministrisë të shtunën në orën 11:00.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!