Lum Milan që po e transferon, ja çfarë sulmuesi është Piatek

13:19 | 19 Janar 2019

Trajneri i Genoas, Cesare Prandelli thotë se Krzysztof Piatek është “sulmuesi më i kompletuar me të cilin ka punuar ndonjëherë.

Piatek pritet t’i bashkohet Milanit pas arritjes së marrëveshjes për dhënien e 35 milionë euro plus shpërblimet dhe përfshirjen e mesfushorit Alen Haliloviç.

“Piatek është një lloj lojtari që nuk kam pasur në skuadër, ai ka të gjitha tiparet e nevojshme dhe është sulmuesi më i plotë me të cilin kam punuar”, tha Prandelli për gazetën spanjolle Marca, përcjell ORAinfo.

“Unë kam trajnuar disa sulmues shumë të aftë të cilët mund të shënojnë gola, por ai është i plotë”, ka thënë ai.

“Unë mendoj se Piatek është një nga sulmuesit më të mirë në Evropë. Unë me siguri e shoh atë duke luajtur për Real Madridin, Barcelonën apo Milanin”.

Lojtari polka Piatek është golashenuesi i dytë në Serie A pas Cristiano Ronaldos të Juventusit. /ORAinfo/

Komento: