“Lumir Abdixhiku haptazi lobonte pro Shpendit Ahemtit” – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

“Lumir Abdixhiku haptazi lobonte pro Shpendit Ahemtit”

13:26 | 20 Nëntor 2017

Këshilltarja e kryetari të Kuvendit, Arbana Xharra ka dalë hapur në mbështetje të kandidatit të LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi.

Xharra përmes një postimi në Facebook e ka vlerësuar mbështetjen që ka marrë Abrashi në Prishtinë, përcejllë ORAinfo.

Ajo ka thënë se Abrashi edhe pse i luftuar nga disa persona brenda LDK-së, megjithatë ai ka arritur që të marrë numër të konsiderueshëm të votave.

Sipas Xharrës, deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku haptazi ka lobuar pro shpend Ahemtit.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Arbana Xharrës

Po shoh shume kërkesa – tag, qe po presin prej meje reagim pas zgjedhjeve ne Prishtine, me qe kam dale haptazi ne perkrahje te Arbanit.

Duke qene se Arbani me guxim i eshte futur nje gare ( gje te cilen nuk e ka pase as Lumiri e as Vjosa) i eshte afruar Shpendit me nje diference teper te vogel, tregon shumecka.

1. Mbi 84 mije votues ne Prishtine mendojne si une, pra jane te pa kenaqur me Shpendin

2.Arbani edhe pse i luftuar nga disa persona brenda LDK-se (Lumiri haptazi lobonte pro Shpendit), ka arrite te ia dridhe themelet VV-se ne Prishtine

3.Shpendi mezi e ka arrite kete rezultat dhe jo i vetem sikurse Arbani, por me ndihmen e Pacolleve

4.Kane mbetur edhe disa kuti per tu numeruar, pas pak ditesh dal me urim per fituesin e Prishtines!

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!