LVV-ja e ka UNIN, PDK-ja e ka HUNIN, LDK-ja s’e ka as UNIN, as HUNIN (!) – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

LVV-ja e ka UNIN, PDK-ja e ka HUNIN, LDK-ja s’e ka as UNIN, as HUNIN (!)

Shkruar nga: Shemsi Reçica

14:41 | 12 Gusht 2017

Dallimet ndërmjet tri grupimeve më të mëdha politike në vend: LVV-së, PDK-së dhe LDK-së, janë aq të mëdha dhe aq të pakuptimta. Thënë shkurt dhe shqip, Lëvizja Vetëvendosje mund të identifikohet me UNIN e saj të fortë.

Partia Demokratike e Kosovës mund të identifikohet me HUNIN e saj, më të fortë se UNI i LVV-së. Lidhja Demokratike e Kosovës s’mund të identifikohet më me asgjë, as me UNIN, as me HUNIN.

Marrëvshja për koalicion, siç dihet, parakupton kompromis ndërmjet palëve, por, si mund të arrihet kompromisi me një parti që e ka UNIN aq të fortë dhe që nuk heq dorë prej UNIT të saj, me një parti tjetër që e ka HUNIN edhe më të fortë dhe që, për çdo rast, e mban nën rrogoz HUNIN e saj, dhe me një parti të tretë, pa identitet, që s’e ka as UNIN, as HUNIN?! Kjo është çështja.

Koalicionet parimore ndërmjet këtyre partive, prandaj, janë pothuaj të pamundura. Ato mund të arrihen vetëm nëse i përmbushin ambicjet dhe interest e ngushta të liderëve të tyre dhe, në këtë rast, pra nëse arrihen, ato nuk mund të jenë as stavile, as të qëndrueshme.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!