Magazina amerikane shkruan për punën e ‘gjuetarëve të minave’ në Kosovë (FOTO) – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Magazina amerikane shkruan për punën e ‘gjuetarëve të minave’ në Kosovë (FOTO)

13:31 | 01 Shkurt 2017

Në artikullin me titullin: “Gjuetia për bombat dhe minat e fshehura fushore të Kosovës”, thuhet se rreth 20 për qind të bombave dhe minave në Kosovë janë të pashpërthyera, transmeton Express.

Gjuetareve të minave iu ishte bashkuar edhe fotoreporteri amerikan, Emanuele Amighetti, i cili i ka fotografuar ata dhe punën e tyre.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë:

Gjuetarët e bombave të Kosovës enden nëpër vend në këmbë, duke kërkuar për eksplozivë që e kanë mbushur tokën për 17 vite pas luftës në Kosovë. Çrregullimi më i vogël mund të shkaktojë një shpërthim, duke e bërë punën aq të rrezikshme saqë gratë dhe burrat që e bëjnë atë, kanë insistuar që Emanuele Amighetti duhej të vishte rroba të blinduara dhe helmet për t’i fotografuar ata.

NATO i hodhi shumë nga këto bomba gjatë fushatës 78-ditore për t’i dhënë fund luftës etnike që turbulloi Kosovën për 15 muaj. Përafërsisht, 20 për qind të tyre nuk kanë shpërthyer, duke iu bashkuar numrit të pa thënë të minave dhe eksplozivëve të tjerë të lënë pas nga ushtarët e të të dy palëve. OKB-ja e pastroi këtë vend pas luftës dhe e shpalli të çliruar nga sundimi në vitin 2001, por të dhënat nga “Landmine and Cluster Munition Monitor” tregojnë se më shumë se 100 njerëz janë plagosur nga eksplozivët që nga ajo kohë.

Puna e Amighetti-it shpesh i ekzaminon pasojat e luftës, prandaj ai i kërkoi “Halo Trust International” që t’i bashkohej një ekipi që po nisej për gjetjen e bombave. Vlerësohet se më shumë se 60 mina fushore mbeten – secila e mbushur me hiç më pak se disa qindra bomba – dhe shpreson se do t’i heqë të gjitha deri në vitin 2020.

Kjo punë e lodhshme bie mbi supet e punëtorëve nga komuniteti vendor. Ata marrin trajnime rigoroze njëmujore para se të dërgohen nëpër fusha të veshur me rroba anti-plumb dhe mburoja në fytyrë. Ata punojnë gjatë fillimit të dimrit, kur moti e bën punën shumë të vështirë. Çdo ekip udhëhiqet nga një veteran i kalitur si dhe përfshinë edhe ndihmës , edhe pse askush nuk është lënduar që nga viti 2001, kur një bombë thërrmuese afër Greknik vrau një person dhe lëndoi një tjetër.

Kjo punë kërkon përqendrim të fortë dhe vëmendje të palodhshme. Ekipet fillojnë duke e skanuar zonën me detektorë metali, me disa nga të cilët që kanë edhe radar që depërton në thellësi të tokës. Ata dëgjojnë për ndonjë zë nga detektorët e tyre, i cili tregon për bomba të mundshme. Pastaj çdo gjë e dyshimtë rrethohet me shirit të kuq.

Në atë pikë, fillon të gropojë disa metra tutje, duke e hequr dheun ngadalë në mënyrë që ta zbulojnë objektin nga anash. Ideja është që të shmanget lehtësimi i çfarëdo presioni që bie mbi bombën e mundshme për mos ta shpërthyer atë. Në atë moment, ekipi e kryen edhe një kontroll tjetër në atë zonë për t’u siguruar se asgjë nuk është lënë anash.

Amighetti e shoqëroi një ekip teksa punonte afër fshatit Balincë dhe Kryshec në dhjetor. Punëtorët nuk gjeten asgjë, por këto fotografi përçojnë kërcënimin e vazhdueshëm të rrezikut që ende e kërcënon vendin shumë kohë pas përfundimit të luftës.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!