Maldini jep lajmin e madh për Milanin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Maldini jep lajmin e madh për Milanin

11:09 | 25 Shtator 2018

Paolo Maldini, drejtori sportiv i Milanit beson se skuadra e tij do të përfundojë në fund të sezonin në një nga top katër pozitat e parë në Serie A.

Sipas legjendës italiane vetëm Juventusit është një nivel më lartë, skuadrat tjera janë në një vijë.

“Ne besojmë, skuadra duhet të besojë, ne kemi mundësitë ta arrijmë këtë”.

“Mos të harrojmë se në të kaluarën ka pasur zhgënjime të mëdha, por kjo nuk vjen nga ideja jonë e çmendur, por nga vlera reale e lojtarëve”.

“Ndeshjet si dje (ajo ndaj Atalantas) i ndodhin të gjithëve, përveç Juventusit që po luan mirë. Jemi në nivelin e të tjerëve”, ka thënë Maldini për Sport Mediaset.

Pas barazimit 2-2 ndaj Atalantas skuadra e Gennaro Gattusos do të luajë kundër Empolit.

Milani aktualisht renditet në vendin e 13-të me pesë pikë, ndërsa vlen të përmendet se ka një ndeshje më pak.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!