Maldini vjen me një deklaratë që çdo tifozë i Milanit po e pret – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
19 °C

Maldini vjen me një deklaratë që çdo tifozë i Milanit po e pret

15:41 | 13 Mars 2018

Paolo Maldini beson se Milani e meriton të jenë në mesin e katër ekipeve të para të cilat dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

“Pas një startimi vërtetë të vështirë, Milani është ndoshta më i miri midis atyre që po ndjekin vendin e katërt”, ka thënë Maldini, për mediat italiane, përcjell ORAinfo.

“Kështu që unë mendoj se është e drejtë që ata të besojnë se mund të hyjnë në Ligën e Kampionëve, sepse disa rezultate vijnë vetëm duke besuar. Kjo do të thotë që ju duhet të luftoni deri në fund për çdo mundësi që ka”, ka thënë Maldini.

Ai ka folur edhe për Napolin, duke thënë se ata nuk duhet të heqin dorë nga Scudetto.

“Është e njëjta gjë për Scudetton, Napoli duhet të besojë dhe të mos heqë dorë, sepse nuk e dini kurrë se çfarë mund të ndodhë”.

“Nuk ka shumë shanse për të parë Juventusin të humbasë, por nëse ata kanë nevojë, ata duhet të jenë atje dhe të dinë se si të përfitojnë”, ka thënë Maldini. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!