Maliqi kërkon unitet të skenës politike për dialogun – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Maliqi kërkon unitet të skenës politike për dialogun

22:56 | 21 Tetor 2018

Analisti Shkelzen Maliqi ka kërkuar nga pozita dhe opozita që disponimin e mirë për bashkëpunim si në rastin e ushtrisë, ta vazhdojnë edhe në çështjen e dialogut

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka bërë me dije se pozita dhe opozita duhet ta vazhdojnë edhe për çështje të tjera madhore unitetin e treguar për transformimin e FSK’së në ushtri.
Në një intervistë dhënë gazetës ‘Epoka e Re’, ai ka deklaruar se një unitet i tillë për procesin e dialogut me Serbinë do ta mundësonte rrumbullakësimin më të shpejtë të shtetndërtimit të Kosovës.

Sipas Maliqit, çështja e dialogut me Serbinë është personalizuar.

Ai ka shprehur skepticizëm se zgjedhjet e reja mund të sillnin ndonjë situatë tjetër në skenën politike.

Sipas Maliqit, zgjedhjet janë gjithnjë të mirëseardhura nëse ato çojnë drejt daljes nga kriza dhe premtojnë rezultatin më deciziv në favor të partive në pushtet ose të atyre ne opozitë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!