Manchester City e do yllin e Atletico Madridit

11:58 | 17 Shkurt 2019

Duket se Manchester City ka një synim për mesfushën.

Skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola do ta vuaj shumë pensionimin e Fernandinhos, për të cilin akoma nuk ka një zëvendësues të denjë.

Saul Niguez i Atletico Madrid është lojtari i fundit që po vëzhgohet nga udhëheqësit e ‘Citizens’, shkruan ‘Mirror’.

Klauzola liruese e Saul është 130 milionë funte. Lojtari është në vitin e dytë të kontratës dhe City do ta ketë të vështirë të bind skuadrën nga Madridi.

Kohë më parë, anglezët kishin mbyllur një marrëveshje me Atleticon, kur kishin transferuar sulmuesin argjentinas Sergio Aguero.

Manchester City synon që ta transferojë Saul Niguez gjatë afatit kalimtar të verës.

Komento: