Manchester United – Leicester, ndeshje dramatike – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Manchester United – Leicester, ndeshje dramatike

22:52 | 10 Gusht 2018

Manchester United e ka filluar me këmbë të mbarë sezonin 2018/19.

‘Djajtë e Kuq’ e kanë fituar ndeshjen e parë në Premier Liga, duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2 me 1, përcjell ORAinfo.

Golin e parë për Manchester United e shënoi Paul Pogba nga pika e bardhë në minutën e 2’, ku me këtë rezultat përfundoi ndeshja.

Pjesa e dytë nuk kishte tempo të lartë, por që Djajtë e Kuq e shënuan edhe golin e dytë me anë të Luke Shaa në minutën e 82’.

‘Dhelprat’ arritën që ta ngushtonin epërsinë e Manchester United në 2 me 1 në minutën e 90’+3 me anë të Jamie Vardyt.

Kështu, ‘Djajtë e Kuq’ i kanë fituar tri pikët e para për këtë sezon./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!