Manchester United nënshkruan kontratë me Yllin e madh

17:07 | 21 Janar 2019

Manchester United ka nisur t’i ‘blindojë’ lojtarët e vet.

Ekipi Anglez njofton se Scott McTominay ka nënshkruar kontratë të re, e cila do ta mbajë atë në klub deri në qershor të vitit 2023, me opsion për ta zgjatur edhe për një vit tjetër.

Unitedi njoftoi përmes llogarisë së vet zyrtare në Tëitter se mesfushori 22-vjeçar ka nënshkruar kontratë katërvjeçare të hënën.

Skocezi ka tetë paraqitje për Unitedin në të gjitha garat deri tani këtë sezon dhe thotë se është i lumtur që vazhdon të jetë pjesë e klubit për të cilin ka luajtur dhe ëndërron të luajë gjithmonë.

“Manchester Unitedi ka qenë jeta ime që prej moshës pesëvjeçare dhe gjëja që kam dashur gjithmonë ka qenë të luaj për klubin që gjithmonë e kam përkrahur”, tha McTominay pasi nënshkroi kontratën e re.

Komento: