Maqedonia po bëhet pjesë e NATO-s? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
4 °C

Maqedonia po bëhet pjesë e NATO-s?

16:57 | 11 Korrik 2018

Në ditën e parë të Samitit të NATO-s në Bruksel, Maqedonisë do t`i bëhet ftesa që t`i nis bisedimet për t`iu bashkuar Aleancës Veri-Atlantike.

Në dokumentin në të cilin firmën do ta hedhin sekretari i NATO-së, Jens Stoltenberg dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev e që e ka siguruar Klan Kosova thuhet se kjo ftesë për anëtarësim në aleancën ushtarake është një arritje e rëndësishme për Maqedoninë për të cilën qytetarët e saj duhet të jenë krenarë.

“Anëtarësimi në Aleancë do të sjellë siguri dhe prosperitet për vendin tuaj dhe rajonin euro-atlantik dhe është një shenjë e qartë se dyert e NATO-së mbeten të hapura. Kjo ftesë vjen në kontekstin e arritjes së marrëveshjes historike në mes të Shkupit dhe Athinës lidhur me çështjen e emrit të vendit tuaj.”

Mes tjerash në ftesën e bërë nga shefi i NATO-s drejtuar kreut të Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev theksohet se kompromisi për këtë marrëveshje ka qenë i vështirë për të dyja palët, porse është në interes të të dyja vendeve dhe të gjithë rajonit, njofton Klan Kosova.

Letrës poseduese i është bashkëngjitur edhe një pasqyrë e tërë procesit të Anëtarësimit në NATO.

Maqedonisë pikërisht sot i hapet rruga që të bëhet anëtarja e 30 e Aleancës Veriatlantike.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!