Marcelo shokon Realin me këtë deklaratë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Marcelo shokon Realin me këtë deklaratë

23:21 | 11 Shkurt 2019

30-vjeçari është pjesë e Realit që nga viti 2006

​Marcelo ka folur për të ardhmen, që dita ditës duket larg Real Madridit.

Në një intervistë për “Esporte Interativo”, ku zbuloi se Cristiano Ronaldo kishte vendosur të largohet nga Real Madridi para finales së Champions League, Marcelo ka folur edhe për të ardhmen, transmeton Gazeta Express.

Për brazilianin, raportohet se është duke u interesuar Juventusi dhe ka dhënë sinjale se mund t’i bashkohet në verë “Zonjës së Vjetër” nëse nuk e duan në Madrid, pasi në verë do t’i mbushë 31-vjet.

“Nëse jam në listën e largimeve, le të më paguajnë dhe çdo gjë është e zgjidhur”, u shpreh Marcelo.

“Unë besoj në veten, në punën time, por nëse vjen dita kur Madridi nuk më do, do të shkoj. Do të jem i trishtuar, por do të largohem”.

“Por, jam i sigurt se nuk do të më largojnë”, shtoi ai.

30-vjeçari është pjesë e Realit që nga viti 2006 dhe ka bërë 475 paraqitje, teksa ka realizuar 36 gola në të gjitha garat.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!