Marotta: Kështu u arrit transferimi i Ronaldos në Juventus – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Marotta: Kështu u arrit transferimi i Ronaldos në Juventus

14:26 | 12 Korrik 2018

Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit Giuseppe Marotta e quan nënshkrimin e Cristiano Ronaldos si “një lojë në grup”.

‘Zonja e Vjetër’ këtë javë përfunduan një transferim të bujshëm prej 100 milionë euro me super yllin portuges, i cili u bashkua me Juventusin në një kontratë katërvjeçare.

“Gjithçka filloi kur ne ishim duke negociuar me Joao Cancelo, i cili ka të njëjtin agjent si Ronaldo [Jorge Mendes]”, tha Marotta për Corriere della Sera, përcjell ORAinfo.

“Cristiano Ronaldo ishte i pari që besonte në këtë, ai zgjodhi Juventusin dhe kur kuptuam se mund ta shfrytëzonim këtë mundësi, aksionerët e klubit ranë dakord dhe mbështetën transferimin”. “Ishte një lojë në grup”, ka thënë Marotta.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!