“Marrëdhëniet e Kosovës dhe Shqipërisë me Turqinë me janë ftohura” – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

“Marrëdhëniet e Kosovës dhe Shqipërisë me Turqinë me janë ftohura”

23:41 | 12 Tetor 2017

Ministri i Tregtisë i Serbisë, Rasim Lajiq, tha sot se nuk e di nëse në takimin e presidentëve të Serbisë dhe Turqisë, Aleksandar Vuçiq dhe Recep Tayyip Erdogan, është folur edhe për Kosovën.

“Marrëdhëniet e Turqisë me Kosovën dhe Shqipërinë nuk janë ato që ishin disa vite më parë. Kjo situatë ndryshoi në mënyrë dramatike nga përpjekja grusht shtetit në Turqi më 15 korrik të vitit të kaluar”, ka thënë Lajiq për Radio Vojvodinën.

“Nga ana tjetër, në Shqipëri dhe Kosovë ka struktura pasuese të Fetulah Gulen (të cilin Turqia e akuzon si organizator të tentim grusht shtetit). Disa nga ndjekësit janë në pozita të rëndësishme në Kosovë dhe Shqipëri”, ka shtuar ai, përcjell Telegrafi.

Unë nuk e di sa është e saktë kjo, unë thjesht transmetoj atë që dëgjoj, atë që turqit më transferojnë. Dhe pas shumë kërkesave të dërguara në Tiranë dhe Prishtinë, asgjë nuk është ndërmarrë. Kjo ka ftohur marrëdhëniet”, ka theksuar Lajiq.

 

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!