Mars 1989 – Mars 2018. Një krahasim i shkurtër – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Mars 1989 – Mars 2018. Një krahasim i shkurtër

Shkruar nga: Shemsi Reçica

16:55 | 22 Mars 2018

Në mars 1989, Kuvendi i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës e pati votuar ndryshimin e Kushtetutës së KSAK (1974), në favor të Serbisë, pra duke e suprimuar, kështu, autonominë e Kosovës dhe duke e lënë Kosovën – pjesë përbërëse të Serbisë.

Foto: Kuvendi i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës

Atëbotë thuhej se, me votimin e ndryshimeve të Kushtetutës së Kosovës (1974), domethënë, duke e lënë Kosovën, jo më pjesë të Federatës Jugosllave, por pjesë përbërëse të Serbisë, Kosova – “nuk do të humbë asgjë“(!).

Në mars 2018, Kuvendi i Republikës së Kosovës e votoi Projekt-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit (2015), në favor të Malit të Zi, pra duke i lënë Çakorrin dhe Kullën pjesë përbërëse të Malit të Zi.

Foto: Seanca e Kuvendit kur po votohej demarkacioni me Malin e Zi

Tash, si atëherë, po thuhet se me votimin e Projekt-ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi, domethënë, duke i lënë Çakorrin dhe Kullën nën Malin e Zi, Kosova – “nuk do të humbë as një cm. territor“(!).

Po, ka edhe dallime, sigurisht. Atëherë, bashkë me delegatët shqiptarë patën votuar edhe serbët, tash kanë votuar vetëm shqiptarët, pa serbët. Pastaj, afëherë votimi ishte bërë nën presionin e serbëve, tani votimi është bërë nën presionin e shqiptarëve. Etj.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!