Marselo i shkruan Ronaldos, do të emocionoheni kur ta lexoni – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Marselo i shkruan Ronaldos, do të emocionoheni kur ta lexoni

12:33 | 12 Korrik 2018

Critiano Ronaldo është larguar nga Real Madridi për të vazhduar karrierën e tij në Juventus pas afër 10 viteve qëndrim në Madrid.

Shokët e tij të skuadrës në Real Madrid të gjithë kanë shkruar mesazhe të mira dhe përshëndetëse për Ronaldon pas largimit të tij, transmeton Gazeta Express.

Për tu veçuar është mesazhi i Marcelos i cili është shumë i lidhur me portugezin, të cilët për këto 9 vite kanë ndërtuar një shoqëri të fort mes tyre.

Ronaldo para largimit të tij nga Bernbeu kishte thënë në një intervistë se e dëshiron Marcelon në skuadër kudo që ai luan, dhe menjëherë pas largimit të tij kanë filluar spekulimet për nj transferim të Marcelos në Juventus.

Mesazhi fillon kështu: “Çfarë të them Cris? Betohem se asnjëherë nuk kam menduar që kjo ditë do të vjen! Por asgjë në këtë jetë nuk është përhershme, shpresoj që je i lumtur në hapin tënd të ri. Ishin afër 10 vite, 10 vite kënaqësi, futboll të mirë, fitore, humbje dhe momente të paharruara! Kam mësuar shumë nga ju, dedikimi yt është gjëja më e çuditshme që kam parë në një atlet. T’i uroj gjithë të mirat ty dhe familjes tënde! Do të më mungojnë parashikimet e tua para fillimi të ndeshjes. Jam shumë krenar që kam pasur fatin të luaj me ty jo për shkak që JE LOJTARI MË I MIRË po për shkak të personit që je!!! Kur të përfundojë së luajturi futboll do të ulem në një kafe bar dhe do të pi birra e do t’i tregojë historitë tona dhe fotografitë tona Ja Ja do të jemi bashkë përsëri”, ka shkruar Marcelo.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!