Martesat brenda së njëjtës gjini, ndodh e papritura – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Martesat brenda së njëjtës gjini, ndodh e papritura

15:12 | 20 Tetor 2018

LGBTI është grupi i personave me orientime të ndryshme seksuale, pra të gjinisë së njëjtë.

Këta janë një komunitet i cili është i paragjykuar dhe nuk është pranuar edhe mirë në shoqëri.

Qeveria e Federatës së Bosnje-Hercegovinës ka miratuar kërkesën për legalizimin e martesave brenda së njëjtës gjini në seancën parlamentare të zhvilluar të premten e kësaj jave. Kjo lëvizje është përgëzuar nga grupi advokues për të drejtat LGBTI “Sarajevo Open Centre”, e cila ka ofruar asistencë për qeverinë në mënyrë që të miratohen ndryshimet e nevojshme.

“Ky draft u miratua pa e modifikuar dhe pa asnjë ndryshim nga formati origjinal që u propozua” shprehet krveministri Fadil Novalic. Ai u shpreh më tej se qeveria po ndjek hapat e BE. “Ne e marrim seriozisht çdo iniciativë që ndeshim në rrugën drejt BE” u shpreh Novalic.

Ministria e Drejtësisë në B&H ka propozuar që qeveria të formojë një grup pune ndër ministral, i cili do të jetë përgjegjës për analizimin e rregullores që do të lejojë çiftet brenda gjinisë së njëjtë për të ushtruar të drejtat që rrjedhin nga Konventa Evropiane për Të drejtat e Njeriut, si dhe propozimin e rregullores së re që duhet të miratohet brenda territorit të B&H.

Organizata nga shoqëria civile që lobojnë për të drejtat LGBTI+ janë treguar të gatshme të ndihmojnë qeverinë e B&H për të asistuar qeverinë dhe grupin e punës. Sipas anketave të realizuara, rreth 80% e çifteve brenda gjinisë së njëjtë kërkojnë të formalizojnë lidhjen e tyre, por mesa duket partnershipi nuk njihet prej shtetit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!