Masakra e Poklekut, Veseli thotë se amaneti i të rënëve duhet të çohet në vend – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Masakra e Poklekut, Veseli thotë se amaneti i të rënëve duhet të çohet në vend

12:02 | 17 Prill 2018

Është shënuar 19-vjetori i Masakrës së Poklekut në të cilën humbën jetën 54 anëtarë të familjes Muçolli, Elshani e Taraku, njofton Klan Kosova.

Në nderim të tyre, në Poklek të Drenasit ku edhe po mbahet ceremonia përkujtimore, mori pjesë edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili tha se amaneti i të rënëve duhet të çohet në vend.

54 anëtarët u vranë në një shtëpi dhe trupat e tyre ishin të djegur, prandaj mbetjet e tyre janë varrosur në një varrezë.

Në mesin e të rënëve, ishte edhe shkrimtari Ymer Elshani dhe në nder të tij po mbahet edhe sofra poetike me emrin e tij.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!