Masakroi ish-in dhe të dashurin e saj, ja çfarë i ndodhi tani shqiptarit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Masakroi ish-in dhe të dashurin e saj, ja çfarë i ndodhi tani shqiptarit

19:31 | 12 Nëntor 2017

Shqiptari 30 vjecari Dritan Demiraj është liruar nga Gjykata e Apelit e Bolonjës. Ai akuzohet se masakroi ish të dashurën e tij, Lidia Nusdorfi dhe 30- vjeçarin me të cilin vajza kishte krijuar një lidhje të re, Silvio Mannina.

Mediat italiane shkruajnë se pasi u masakrua në qelinë e burgut dhe ra në koma, shqiptari ka pësuar humbje kujtese dhe gjykata vendosi se ai është i paaftë për të qëndruar më në burg.

Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm per vrasjet. Por ne vitin 2016, ai është sulmuar në burg nga një ish-boksier i cili e kishte goditur për pesëmbëdhjetë minuta rresht në kokë me sende të forta.

VRASJA

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2014, ku Dritan Demiraj, i ndihmuar edhe nga e fejuara e tij, Monica Sanchi dhe daja Sadik Dine kanë kryer vrasje të dyfishtë. Po dje, dajae tij u dënua me 5 vjet burg për bashkëpunimin në vrasje.

Demiraj vrau ish-të dashurën e tij rumune, Lidia Nusforfi më 1 mars të vitit 2014 në stacionin e trenit në Rimini, pasi kishte vrarë më 28 shkurt të atij viti, Silvio Mannina-n, të dashurin e saj italian.

Këtë të fundit ai e vrau në banesën e tij, i ndihmuar nga e fejuara dhe daja, Sadik Dine. Prokuroria e Riminit kishte kërkuar burgim të përjetshëm për dajën e tij peshkatar, si edhe 30 vjet burg për të fejuarën, Monica Sanchi-n. Krimi dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!