Mashtrimi i TEB-it me “Starcard”

12:30 | 04 Shkurt 2019

Bankat në Kosovë janë industria pothuajse më fitimprurëse në vend.

Fitimet ato, në disa raste i kanë arrit edhe duke mos respektuar rregulativën në vend.

Banka TEB përmes produktit StarCard ka mashtruar në disa raste klientët e saj.

Kjo bankë nuk e ka respektuar rregullativën në disa raste për disa klientë të “Starrcard”

Burime të ORAinfo bëjnë të ditur se Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka zbuluar se TEB kishte dëmtuar në disa konsumator të saj me “StarCard”.

“BQK nga ekzaminimet që ka bërë ka zbuluar se Banka TEB ka dëmtuar në disa raste konsumatorët e saj përmes StarCard”, ka thënë burimi.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se TEB është detyruar që t’u kthej mjetet të gjithë konsumatorëve që janë dëmtuar.

BQK konfirmon shkeljet në TEB

Masat e ndërmarra për shkelje ndaj bankës TEB, e kanë konfirmuar edhe në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK).

Zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti ka thënë për ORAinfo se të gjithë konsumatorëve të dëmtuar nga ane bankës TEB u janë kthyer mjetet.

Ai gjithashtu ka konfirmuar se janë ndërmarr masa ndaj kësaj banke dhe gjithashtu është udhëzuar që të respektojë rregullat dhe rekomandimet me pikëmëri.

“… TEB-i, të gjithë klientët e dëmtuar u janë kthyer mjetet. Gjithashtu janë ndërmarrë masa ndaj bankave. BQK-ja në vazhdimësi monitoron bankat lidhur me zbatimin e rekomandimeve të dhëna gjatë ekzaminimeve”, ka thënë Ahmeti.
Ndërkohë, në bankën TEB nuk kanë dashur të flasin fare për këtë rast.

ORAinfo ka pritur për më shumë se tre jave përgjigje nga ana e kësaj banke përgjigje në lidhje me këtë rast, por të njëjtit nuk kanë dashur të përgjigjen.

Ndryshe, Bankat në Kosovë kanë pasur vitin që lëmë fitime pothuajse rekorde.

Të gjitha bankat në vend kanë arritur të fitojnë rreth 80 milionë euro gjatë vitit 2018. /ORAinfo/

Komento: