Maskakra e Srebenicës, ja sa persona u dënuan për gjenocidin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Maskakra e Srebenicës, ja sa persona u dënuan për gjenocidin

16:18 | 11 Korrik 2018

Përgjatë 12 muajve të fundit kemi parë një vendim historik në dënimin e një figure të rëndësishme serbe që ishte përfshirë në masakrën më të tmerrshme në Evropë që nga Lufta e Dyte Botërore – Ratko Mlladiq, ish komandanti i Ushtrisë Serbe në Bosnje, i cili u dënua me burgim të përjetshëm në nëntor.

Në gjykatën e Hagës u tha se “Mlladiq kishte pretendime për gjenocid me qëllim të shfarosjes së boshnjakëve në Srebrenicë”. Ashtu si Radovan Karagjiq, i cili u shpall fajtor për gjenocid një vit më parë, edhe Mlladiq ka lënë të kuptohet se do te kundërshtojnë vendimin.

Përvjetori i masakrës së Srebrenicës këtë vit e gjen Hagën, Sarajevën, Zagrebin dhe Beogradin me një total të dënimeve prej 699 vjetësh dhe tre dënime me burgim të përjetshëm, për kryerjen e krimeve në Srebrenicë. Gjykata Shtetërore në Bosnje ka dhënë më së shumti dënime, duke lënë prapa grilave 24 persona, Gjykata e Hagës ka dënuar 14 anëtarë të Ushtrisë Serbe në Bosnjë dhe forcave policore përderisa drejtësia serbe ka dënuar pesë persona për krimet në Srebrenicë. Gjykata në Kroaci ka dënuar dy ish anëtarë të forcave paramilitare “Skorpioni”.

 

Dënimi i parë që tregoi se në Srebrenicë është kryer gjenocid ishte kundrejt zëvendëskomandantit të trupave “Drina” të Ushtrisë Serbe në Bosnje, Radislav Krstiq, i cili u dënua me 35 vjet burgim për nxitje dhe ndihmesë në kryerjen e gjenocidit. Tribunali i Hagës kishte ardhur në përfundim se krimet janë planifikuar në nivele të larta dhe personat e përgjegjshëm ishin stafi i Selisë Qendrore të Ushtrisë Serbe në Bosnje.

“Trupi gjykues e quan masakrën në Srebrenicë me emrin e saj të duhur – gjenocid. Ata që janë përgjegjës do të bartin këtë njollë dhe do të shërbejë si paralajmërim për të tjerët që konsiderojnë të kryejnë vepra të tilla, të gjenocidit” pati thënë Gjykatësi Theodor Meron gjatë leximit të shpalljes fajtor të Krstiq.

Tribunali i Hagës ka dhënë dënime të përjetshme për gjenocid për ish shefin e sigurisë në Selinë Qendrore të Ushtrisë Serbe në Bosnje, Ljubisha Beara, shefin e inteligjencës dhe sigurisë, Zdravko Tolimir, dhe Vujadin Popoviq, i cili ishte shef sigurie i njësitit “Drina”. Beara vdiq vitin që shkoi në një burg në Gjermani ndërsa Tolimir kishte ndërruar jetë një vit më parë në pritje për t’u dërguar për vuajtjen e dënimit.

Ish ushtari Drazen Erdemoviq ishte i pari nga të pandehurit që pranoi fajësinë në Tribunalin e Hagës, ku rrëfeu se kishte marrë pjesë në vrasjen e mbi 1,000 boshnjakëve nga Srebrenica në Branjevo në korrik të vitit 1995. Pasi kreu dënimin ai u lirua nga burgu dhe ndërroi identitetit për shkaqe sigurie.

Marko Boskiq gjithashtu pranoi se ishte fajtor në të shtënat në Branjevo dhe u dënua me dhjetë vjet burgim pas një marrëveshje me Gjykatën Shtetërore në Bosnje. Boskiq i kishte ofruar prokurorisë informacione të rëndësishme për ekzekutimet në Branjevo dhe pjesëmarrësit e tjerë në këtë masakër, duke kontribuar kështu në identifikimin dhe ndjekjen e tyre.

Zëvendëskomandanti i Brigadës “Zvornik” të Ushtrisë Serbe në Bosnje, pranoi fajësinë dhe u dënua me 17 vjet burgim nga Gjykata e Hagës. Gjykata vlerësoi se Obrenoviq kishte njohuri se anëtarët e brigadës ishin pjesëmarrës në masakrën e organizuar dhe varrosjen e trupave.

“Jam fajtor se dështova të bëjë diçka, se nuk i mbrojta të burgosurit, pa marrë parasysh faktit se kisha një pozicion të përkohshëm. Vazhdimisht pyes veten se çfarë mund të kisha bërë dhe çfarë nuk kam bërë. Mijëra persona të pafajshëm vdiqën. Ka varre, refugjatë, gjithçka është e shkatërruar dhe është një dëshpërim total. E bartë një pjesë të përgjegjësisë për këtë” kishte Obrenoviq në gjykatë.

Gjyqësori në Serbi ka sjellë vetëm dy vendime për krimet në Srebrenicë, ndërsa asnjë për gjenocid. Beogradi nuk e pranon se vrasjet masive ishin gjenocid, edhe pse gjykatat ndërkombëtare kanë marrë vendime që tregojnë një gjë të tillë.

Në një rast u dënua Branko Gojkoviq me dhjetë vjet burgim pas një marrëveshje me prokurorinë serbe dhe në rastin e dytë u dënuan katër anëtarë të njësitit “Skorpioni” në total me 53 vjet burgim. Sllobodan Mediq, Branislav Mediq, Pero Petraseviq dhe Aleksandar Mediq u dënuan për vrasjet e gjashtë të kapurve të Srebrenicës në një fshat në afërsi të Trnovo në Bosnje. Ata u inkriminuan në këto vrasje përmes një video incizimi i cili u shfaq në gjykimin e Sllobodan Millosheviqit në Hagë.

Ndërkohë Kroacia dënoi Millorad Momiq dhe Sllobodan Davidoviq me 15 dhe 14 vjet burgim respektivisht, për përfshirjen e tyre në vrasjet në Trnovo në 1995.

Aktualisht në Gjykatën Shtetërore në Bosnje janë duke u zhvilluar proceset gjyqësore për pesë raste. Në total 11 persona janë duke u gjykuar në Sarajevë, duke përfshirë këtu edhe komandantët e Batalionit të Dytë dhe të Gjatë të Ushtrisë Serbe në Bosnje, Brigada “Zvornik”, Sreqko Açimoviq and Ostoja Stanishiq.

Tetë pjesëtarë të policisë serbe janë duke u gjykuar në Beograd për vrasjen e civilëve nga Srebrenica në një shtëpi në Kravica në korrik të 1995-ës. Megjithatë proceset në gjykatat e Serbisë janë duke u zvarritur vazhdimisht dhe njëri nga dëshmitarët ka deklaruar se po kërcënohet.

Ndërsa në Hagë pritet të marrë vendim apeli për rastin e Radovan Karagjiq gjatë këtij viti, ndërsa për Ratko Mlladiq në vitin 2019.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!