Matoshi godet Ahmetin: Dëshmoi mos guxim qytetar në lidhje me flamurin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Matoshi godet Ahmetin: Dëshmoi mos guxim qytetar në lidhje me flamurin

22:51 | 13 Shkurt 2018

Këshilltari politik i kryeministrit, Ramush Haradinaj, Halil Matoshi ka folur lidhur me zëvendësimin e flamurit kombëtar me atë shtetëror në hyrje të Prishtinës.

Matoshi në “Click” të RTV21 tha se me të gjitha hapësira publike të komunës së Prishtinës, menaxhon kryetari i komunës së Prishtinës dhe se qeveria e Kosovës nuk ka lidhje me hapësira publike përpos objekteve ku janë të vendosura institucionet e shtetit.

Matoshi akuzoi Shpend Ahmeti në lidhje me vendosjen e flamurit shtetror në hyrje të Prishtinës, “ka qenë ikje nga përgjegjësia e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti apo një mos guximi qytetar”, tha Matoshi.

“Kur është vendosë ai flamur (kombëtar) nuk është vet kërkush, tash po vetet, hiqet, zëvendësohet, mirëpo prej tash e tutje flamuri i Kosovës do të qëndroj aty dhe nuk do të preket”, tha këshilltari politik i kryeministrit.

Ndryshe para pak minutash në një situatë të tensionuar, me praninë e forcave policore dhe shumë qytetarëve, është hequr flamuri kombëtar dhe është vendosur flamuri i Kosovës në hyrje të Prishtinës

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!